Termat dhe Kushtet

Kushtet dhe afatet e përgjithshme për përdorimin e faqes zyrtare “ https://montessoritirana.al  ” Më poshtë do të gjeni Kushtet dhe Afatet e përgjithshme që rregullojnë aksesin / përdorimin nga ana Juaj, në cilësinë e Vizitorit / Pajtimtarit / Prindit të regjistruar të faqes zyrtare të Shoqërisë “Montessori Tirana shpk.”

JU LUTEM TË LEXONI ME VËMENDJE DERI NË FUND PËRMBAJTJEN E PLOTË TË TYRE. NËSE NUK DO JENI DAKORT ME KËTO KUSHTE DHE AFATE, JU NUK DUHET TË VAZHDONI MË TEJ NË KËTË FAQE.

Nëse do të vazhdoni ta përdorni faqen tonë zyrtare (“website” ose “site”) dhe / ose shërbimet e ofruara që ajo përmban, Ju keni rënë dakord t’i bindeni këtyre Kushteve dhe Afateve.

  1. Ju pranoni dhe jeni dakord se do ta përdorni Faqen zyrtare dhe Shërbimet e ofruara brenda saj, ashtu si parashikohet në këto Kushte dhe Afate ose vetëm sic përcaktohet në vetë Faqen zyrtare.
  2. Ju pranoni dhe jeni dakord se Faqja zyrtare dhe Shërbimet e ofruara brenda saj, janë për përdorimin tuaj personal të realizuar nëpermjet një kompjuteri, aparati telefonik të mencur ose pajisjeje elektronike të vetme.
  3. Ju nuk mund të kopjoni, zbuloni, modifikoni, të riformatoni, të shfaqni, shpërndani, licensoni, të transmetoni, shisni, zbatoni, të publikoni, transferoni ose te vendosni ne dispozicion Shërbimet e ofruara brenda faqes ose informacionin që ju merrni gjatë perdorimit te këtyre Shërbimeve ose aksesit në Faqen zyrtare.
  4. Ju nuk mund të hiqni, ndryshoni ose fshihni në asnjë mënyrë informacionin në Faqen zyrtare dhe / ose Shërbimet e ofruara ose të përdorni materialet e marra gjatë përdorimit te Faqes dhe / ose Sherbimeve, përvecse sic është përcaktuar në këto Kushte dhe Afate.
  5. Nga ana juaj nuk mund të kopjoni, çmontoni pjesërisht ose tërësisht software-t e përdorur në Faqen zyrtare dhe / ose Sherbimet (përvec kur kjo gjë lejohet shprehimisht nga ligji i zbatueshëm).
  6. Ju e kuptoni se nuk mund të kopjoni ose përdorni materiale të marra nga Faqja zyrtare dhe / ose Shërbimet për qëllime komerciale, ose që të hiqni, fshihni ose ndryshoni të drejtat e autorit, të markës tregtare ose njoftime te tjera te pronësise intelektuale që përmban materiali origjinal ose nje material i kopjuar ose printuar nga Faqja zyrtare ose i marre nga Shërbimet.
  7. Ju garantoni se do të përdorni Faqen zyrtare dhe Shërbimet e saj në përputhje me këto Kushte dhe Afate si duhet dhe në mënyre të ligjshme duke garantuar se nuk do të kryeni dhe se nuk do të lejoni të tjerët të kryejnë veprimet e mëposhtme, dhe jo vetëm:
  8. a) të merrni, aksesoni ose transmetoni Përmbajtje të pahijshme, pornografike, kërcenuese, raciste, të rrezikshme, fyese, diskretituese, në shkelje të konfidencialitetit, në shkelje të të drejtave të pronësise intelektuale duke përfshirë edhe te drejtat e autorit, të dënueshme ose të paligjshme;
  9. b) të shmangni identifikimin e përdoruesit ose sigurinë e hostuesit, rrjetit ose llogarisë dhe as të ndërhyni në shërbimin e një përdoruesi, hostuesi ose rrjeti dhe as të kopjoni faqe ose të regjistroni fjalëkalime identike në motoret e kërkimit për të corientuar përdoruesit e tjerë në mënyrë që ata të mendojnë se po lexojnë faqen e ligjshme te Montessori Tirana shpk ose të përdorni Faqen zyrtare për Shërbime për të tjera të paligjshme ose të dënueshme. Përdoruesit që kryejnë një shkelje në lidhje me sistemet ose sigurinë e rrjetit mund të kryejnë një shkelje penale ose civile dhe Shoqëria Montessori Tirana shpk rezervon të drejtën e saj që të bashkepunojë plotësisht për hetimin e shkeljeve si vepra penale të dyshuara, shkeljeve të sistemeve ose sigurisë së rrjetit sipas udhëzimeve për zbatimin e ligjit ose udhëzimet nga autoritetet përkatëse;
  10. c) do të përdorni Faqen zyrtare dhe/ose Shërbimet e ofruara për të reklamuar, për të ofruar shitje të mallrave ose shërbimeve për qëllime komerciale pa marrë miratimin me shkrim të Montessori Tirana shpk.
  11. d) me dijeni ose për shkak të pakujdesisë të transmetoni Përmbajtje elektronike (duke perfshirë këtu edhe viruset) nëpërmjet Faqes zyrtare dhe / ose Shërbimeve të ofruara, të cilat shkaktojnë ose mund të dëmtojnë në cfarëdo niveli sistemet e kompjuterit të Montessori Tirana;
  12. e) shfrytëzoni në mënyrë të paligjshme, të kërkoni sasi të larta trafiku, të shpërndani ose dërgoni letra zinxhir, “junk mail” ose “spam” të cfarëdo lloji, vëzhgime, konkurse, skema piramidale ose të angazhoheni në veprime që kanë për qëllim të pengojnë përdoruesit e tjerë të përdorin dhe gëzojnë faqen dhe / ose Shërbimet ose një faqe tjeter, ose në veprime që mund të dëmtojnë ose prishin imazhin e Montessori Tirana ose të një pale të tretë.
  13. Ju pranoni se shërbimet e komunikimit publik të ofruar nga ana e Montessori Tirana janë komunikime drejtuar publikut dhe komunikimet tuaja mund të disponohen nga të tjerët dhe për pasojë duhet të tregoheni të kujdesshem kur zbuloni informacion personal ose sensitiv ose cfarëdo informacioni që mund t’ju identifikojë. Montessori Tirana nuk mban përgjegjësi dhe nuk kontrollon apo vërteton Përmbajtjen e Shërbimeve të Komunikimit Publik.
  14. Përdorimi i të dhënave tuaja personale nga ana e Montessori Tirana do të bëhet sipas Politikave apo Rregulloreve të Privatësise të miratuara paraprakisht nga ana e Montessori Tirana shpk, si dhe legjislacionit shqiptar në fuqi për Mbrojtjen e të dhënave Personale (Ligji 9887/2008 i ndryshuar) dhe është pjesë e këtyre Kushteve dhe Afateve sipas link: këtu .
  15. Të gjitha Markat Tregtare të përdorura në këtë faqe dhe/ose Shërbimet janë marka te Montessori Tirana ose bashkëpunëtorëve të saj tregtarë. Ju do te përdorni në mënyrën e duhur Markat dhe nuk do t’i përdorni ato, qofshin disenjo apo fjalë si pjesë e markave tuaja, në mënyrë që mund të shkaktojne konfuzion; apo për të identifikuar produkte që nuk kanë të bëjnë më të; ose për të nënkuptuar vërtetim të produkteve ose shërbimeve që nuk kanë të bëjnë me to; ose në mënyra që shkaktojnë ose mund t’i sjellin dëm imazhit të Montessori Tirana ose të Markave Tregtare.
  16. Ju pranoni dhe jeni dakord se Sherbimet e ofruara tek Faqja zyrtare ose një pjesë e tyre, që ju është prezantuar nga Montessori Tirana, apo reklamuesit ose një pale e tretë, mbrohen nga të drejtat e autorit, nga markat tregtare, markat e shërbimit, patentat dhe të drejta ose ligje të tjera që kanë të bëjnë me pronësinë industriale ose të drejtat e autorit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara shprehimisht.
  17. Ju do lejoheni ta përdorni Faqen zyrtare dhe Shërbimet e ofruara prej saj vetëm sipas parashikimeve në këto Kushte dhe Afate dhe asgjë në Faqe dhe / ose Shërbime nuk do të interpretohet si dhënie ndaj palës tuaj të një licence, ose si kalim ose të drejta të tjera të pronësisë intelektuale ose të drejta të tjera të pronësise të Montessori Tirana, apo të një anëtari të Grupit tregtar ku ajo mund të bëjë pjesë aktualisht ose në të ardhmen e afërt, ose të një pale të tretë, të nënkuptuara ose jo.
  18. Me anë të këtij dokumenti ju i jepni Montessori Tirana leje të përhershme, të pakthyeshme, pa taksa, të vlefshme në mbare boten për të riprodhuar, transferuar, modifikuar, pershtatur dhe/ose publikuar, sic mund te konsiderohet e pershtatshme nga Montessori Tirana dhe pa ju njoftuar, te Permbajtjes qe ju na e jepni nepermjet postës elektronike, shërbimit postar, nepermjet Faqes zyrtare dhe/ose Sherbimeve të ofruara, pervecse në ato raste ku ju keni deklaruar ndryshe ne kete komunikim.
  19. Perdorimi i Faqes zyrtare eshte pa pagese, megjithatë Montessori Tirana rezervon te drejten nga ana e saj që të tarifoje aksesin vetëm ne nje pjese te Faqes zyrtare ose ne te gjithe Faqen zyrtare ne te ardhmen e afërt, me kusht qe t’ju njoftoje qartazi kur ju aksesoni ate pjese te Faqes qe eshte me pagese.
  20. Ju jeni pergjegjes per marrjen e te gjitha masave perpara perdorimit te Faqes zyrtare dhe Sherbimeve per permbushjen e qellimeve tuaja dhe deri me tani. Sherbimet perditesohen ne menyre periodike dhe ju duhet te kontrolloni Faqen dhe Sherbimet rregullisht per t’u siguruar se keni informacionin me te fundit. Duhet gjithashtu te rifreskoni shfletuesin (browserin) tuaj sa here qe vizitoni Faqen zyrtare dhe Sherbimet e ofruara per t’u siguruar se keni shkarkuar versionin me te fundit te Faqes dhe Sherbimeve.
  21. Montessori Tirana do te beje perpjekje te arsyeshme per te garantuar se Faqja ose Sherbimet mirembahen dhe jane te disponueshme por disponueshmeria e tyre mund te varet nga pajisjet tuaja, rrjetet e komunikimit, numri i madh i personave qe tentojne te perdorin rrjetin ose Internetin ne te njejten kohe ose shkaqe te tjera qe kane ndikim mbi te, dhe mund te mos arrije te ofroje disponueshmeri te faqes ose te kete nevoje per mirembajtje pa njoftim.
  22. Montessori Tirana dhe asnje anetar i saj nuk do te mbajne pergjegjesi per deme te caktuara, indirekte ose konsekuente ose per cfaredo demi, qofshin keto deme te shkaktuara nga zbatimi i kontrates, nga neglizhenca ose veprime jashte kontraktore, qe lindin nga ose ne lidhje me kryerjen apo perdorimin e Sherbimeve te Faqes dhe sidomos, por pa u kufizuar me sa me siper, Montessori Tirana perjashton ne vecanti te gjitha pergjegjesite ne lidhje me humbjet e shkaktuara nga perdorimi nga ana juaj i Faqes dhe Sherbimeve ose i Permbajtjes apo Sherbimeve ose humbja e Sherbimeve apo Permbajtjes tuaj per shkak te vonesave, mos dergimi, mos marrja ose nderprerja e sherbimeve; dhe defektet ose kostot, humbja e fitimeve, humbja e Permbajtjes tuaj ose humbje pasuese te shkaktuara nga perdorimi nga ana juaj ose pa aftesia juaj ne perdorimin apo aksesin ne Faqen dhe Sherbimet, nga nje difekt, pezullim ose terheqje nga nje pjese ose nga e gjitha Faqja ose Sherbimet ne cdo kohe.
  23. Te gjitha kushtet dhe garancite qe mund te nenkuptohen ose integrohen ne keto Kushte dhe Afate ne perputhje me ligjin ose praktika, përjashtohen shprehimisht ne kete dokument per aq sa lejohet nga legjislacioni në fuqi.
  24. Masa e vetme qe ju mund te merrni sipas ketyre Kushteve dhe Afateve eshte te mos vazhdoni perdorimin e Faqes dhe Sherbimeve tona të ofruara.
  25. Montessori Tirana bën të gjitha perpjekjet per te garantuar sigurine e komunikimeve tuaja. Sidoqofte, për arsye që Ne nuk mund t’i kontrollojme, ju paralajmerojme se ekziston rreziku qe komunikimet tuaja apo te aksesohen në mënyrë të padrejtë ose paligjshme nga rrjete te paleve te treta, te cilat Ne nuk mund t’i kontrollojmë. Interneti nuk eshte nje mjedis i sigurte. Permes tij mund te shkarkohen programe ose materiale te padeshiruara edhe pa dijenine tuaj.
  26. Me ane te ketij dokumenti ju bini dakord plotesisht se do te demshperbleni dhe se nuk do te beni pergjegjes Montessori Tirana, në lidhje me pretendimet e ngritura nga nje pale e trete si rezultat i perdorimit te Faqes zyrtare dhe Sherbimeve ose per ofrimin nga ana juaj ndaj Montessori Tirana te Permbajtjes si dhe ne lidhje me humbjet, kostot, veprimet, procedurat, pretendimet, demet, shpenzimet duke perfshirë këtu edhe kosto dhe shpenzime te arsyeshme ligjore, ose pergjegjesi te cfaredo lloji te shkaktuara ose lejuara drejtperdrejt ose jo drejtperdrejt nga Montessori Tirana shpk per shkak te perdorimit te Faqes dhe Sherbimeve apo ofrimit te Permbajtjes, ose per shkak te shkeljeve ose mos zbatimit nga ana juaj te ketyre Kushteve dhe Afateve.
  27. Montessori Tirana rezervon te drejten per te ndryshuar ne cdo kohe Faqen zyrtare dhe/ose Sherbimet apo per te pezulluar e perfunduar ofrimin e Faqes zyrtare dhe Sherbimeve apo aksesin ne nje pjese apo ne te gjitha Sherbimet.
  28. Montessori Tirana rezervon te drejten per te ripare keto Kushte dhe Afate ne çdo kohe. Ndryshime te tilla do te hyjne ne fuqi 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pasi te jene postuar ne Faqen zyrtare. Nese vazhdoni te perdorni Faqen tone zyrtare, do te merret e mireqene se Ju keni pranuar ndryshimet qe iu jane bere këtyre Kushteve dhe Afateve të përgjithshme.
  29. Montessori Tirana mund te vendosë te pezullojë, ndryshojë apo perfundojë ofrimin e Sherbimeve dhe Faqes se saj menjehere dhe pa njoftim paraprak ne çdo kohe per shkak te punimeve te mirembajtjes, per te perditesuar ose permiresuar Faqen ose Sherbimet ose per cfaredo arsye tjeter.
  30. Montessori Tirana mund te zgjedhe te perfundoje ofrimin e Sherbimeve ose aksesit tuaj ne Faqen zyrtare, per shkak te shkeljes se ketyre Kushteve dhe Afateve nga ana juaj, ose nese Montessori Tirana pushon ofrimin e Faqes dhe Sherbimeve per cfaredo arsye.
  31. Keto Kushte dhe Afate drejtohen dhe interpretohen ne perputhje me ligjet e Republikes se Shqiperise dhe mosmarreveshjet do te gjykohen ne Gjykaten kompetente të caktuar nga legjislacioni shqiptar në fuqi.
  32. Keto Kushte dhe Afate jane te ndashme, nese nje parashikim percaktohet si i pavlefshëm ose i pazbatueshem nga ndonje Gjykate me juridiksion kompetent, ky parashikim do te quhet se eshte hequr / fshire pa ndikuar mbi parashikimet e tjera te ketyre Kushteve dhe Afateve.
  33. Nese Montessori Tirana nuk arrin te ushtroje te drejtat ose nuk permbush parashikimet ne keto Kushte dhe Afate, kjo nuk do te perbeje doreheqje nga keto te drejta, pervec rasteve kur Montessori Tirana bie dakord per kete gjë me shkrim.
  34. Ju pranoni dhe bini dakord se me pranimin e ketyre Kushteve dhe Afateve ju nuk bazoheni dhe nuk perfitoni demshperblim per deklaratat, perfaqesimet, garancite ose marreveshjet (e bera qofte per shkak te neglizhences ose pa dashje) nga nje person (pale ose jo ne keto Kushte dhe Afate), pervec atyre te shprehura si garanci ne keto Kushte dhe Afate. Sidoqofte, asgje ne kete Paragraf nuk do te funksionoje per te kufizuar ose perjashtuar pergjegjesine ose gabimet.
  35. Me pranimin e ketyre Kushteve dhe Afateve merrni persiper se nuk do te kaloni, rishisni, nënkontraktoni ose transferoni te drejtat tuaja ose detyrimet sipas ketyre Kushteve dhe Afateve ose nje pjese te tyre. Shkelja e ketij kufizimi ne cfaredo menyre, pavaresisht nese rezulton ose jo e suksesshme, do te shkaktoje perfundimin e ofrimit te Sherbimeve online nga Montessori Tirana nga ky moment e tutje. Montessori Tirana, vetem me te drejten e saj, mund t’ia kaloje keto Kushte dhe Afate pjeserisht ose teresisht nje pale te trete.
  36. Montessori Tirana nuk do te mbaje pergjegjesi per shkeljen e ketyre Kushteve dhe Afateve per shkaqe qe jane jashte kontrollit te saj perfshirë këtu por pa pa u kufizuar si: fatkeqesite natyrore, motin e keq, gjendjen e epidemise ose pandemisë, veprime ose perjashtime nga ana e Qeverise Shqiptare ose operatoreve te telefonise publike ose autoriteteve te tjera kompetente ose paleve te tjera per te cilat Montessori Tirana nuk mban pergjegjesi.